Dashamir Xhika, ish drejtor i autoritetit rrugor shqiptar, është paraqitur ditën e sotme në SPAK.
Dashamir Xhika është ish-drejtor i ARRSH dhe kandidat për deputet i LSI në qarkun e Elbasanit në zgjedhjet e 2017.
Xhika ka qenë më parë i arrestuar për korrupsion.
Në shkurt të 2018, Dashamir Xhika, asokohe drejtues i autoritetit rrugor u arrestua për korrupsion. Bashkë me të, përfunduan në qeli edhe dy vartësit e tij, Albens Alite dhe Aksel Qorduka.
Akuza e ngritur ishte se kishin abuzuar me fondet e ndërtimit të rrugës Tiranë-Elbasan. Auditi i Ministrisë së Infrastrukturës së drejtuar nga Damian Gjiknuri, llogariti se dëmi i shkaktuar ishte 36 milion dollarë.
Pas auditit, Gjiknuri paditi Dashamir Xhikën dhe vartësit e tij duke pretenduar se kostot e rrugës janë rritur për të favoriziar kompaninë Aktor që po ndërtonte rrugën. Nga ky veprim ata do të përfitonin para për vete.