Fusha e Panairit, Korab – Është ‘fusha’ më e lartë në Shqipëri

Fusha e Panairit, Korab (nga Abdulla Diku)


Është ‘fusha’ më e lartë në Shqipëri, pothuajse 2200 metra mnd (2175 metra mnd). Për më shumë se gjashtë muaj është e mbuluar nga bora dhe akulli.
Peizazhi i saj është i jashtëzakonshëm. Mbi të qëndron një nga majat e Korabit, dhe ka formën e një stadiumi gjigand. Sipërfaqja e fushës është afro 80,000 m2. Në krye të fushës giendet nje burim me ujin ndoshta më të ftohtë që buron në Shqipëri. Kjo per shkak te temperatures shume te ulet e që vjen nga shkrirja e dëborës së Korabit. Është e zakonshme që edhe në Qershor psh. pranë burimit të ketë ende borë dhe një lëndinë te jashtëzakonshme bimësh e ngjyrash.
Emri “Panair” (punajr nga banorët e Dibrës) vjen sepse ky vend është përdorur si treg ose panair kryesisht i blegtorisë për gjithë shqiptarët (dhe të tjerët) e Ballkanit. Fusha varet mbi lugun akullnajor të rrafshit të Korabit në veri me një prag rreth 200 m të lartë.
Fusha e Panairit ka dy kreshta; atë të Moravës (2716 m) dhe atë të Rosnikut (2567 m), të cilat bashkohen tek maja e Korabit. Shkëmbinjtë kryesisht janë gelqerorë të mermerizuar. Cirqet akullnajore që skalitin kreshtat, janë mjaft mirë të ruajtura.
Koha më e mirë për të vizituar fushën e Panairit është vera.

Latest articles

Related articles