PD mbështet protestën e fermerëve të Beratit e Fierit

Fermerët e Beratit dhe të Fierit, zhvilluan të hënën një protestë në zonën e quajtur Ura e Kuçin, zonë mes Fierit e Beratit.

Protesta u organizua nga sindikata e fermerëve. Gjatë protestës u bllokua për pak minuta dhe aksi nacional Berat-Lushnjë. Një nga shqetësimet që kanë shprehur fermerët janë dhe kostot e larta të prodhimit, që po i çon ato drejt falimentimit, pasi produktet e tyre nuk po shiten. Për situatën e krijuar ata kërkojnë zgjidhje nga Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.

Në mbështetje të protestës së fermerëve është shprehur dhe deputetja e Partisë Demokratike, Eralda Bano.

“Ministria e Bujqësisë që në vend të mbështesë ata fermerët që kanë dalë në Fier, Lushnjë, Berat, Kavajë dhe Vlorë për mundin e tyre, e kanë mendjen vetëm për të vjedhur fondet. Zoti i faltë për gjynahet që po i bëjnë njerëzve që punojnë e mbajnë familjen me djersën e ballit e me mund pa fund”, shkrua Bano në një postim në rrjetet sociale.

Sindikata e Fermerëve ka njoftuar se protesta do të vazhdojë deri në zgjidhjen e problematikës.

Latest articles

Related articles