Vrau të birin dhe bashkë me gruan tentoi ta fshehë si aksident, Prokurori përfundon hetimet

Një vit nga ngjarja e rëndë në Korçë, ku babai vrau djalin e tij Hamdi Bylykbashi dhe së bashku me të shoqen tentuan të fshihnin krimin, Prokuroria e Korçës ka përfunduar hetimet dhe ka çuar në gjyq dy prindërit.

Në njoftimin zyrtar Prokuroria thote se Shefki Bylykbashi akuzohet për kryerjen e veprës penale të “Vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare” ndërsa gruaja e tij për veprën penalee “Deklarim i rreme para oficerit të policisë gjyqësore”.

NGJARJA

Krimi ka ndodhur në 17 shkurt 20223 rreth orës 16:00, ku është marrë njoftim se në Urgjencën e Spitalit Rajonal Korçë, ishte transportuar me autoambulancë për të marrë ndihmë mjekësore Hamdi Bylykbashi, me dëmtime në pjesën e kokës.

Ky shtetas, pak çaste më vonë, ka ndërruar jetë në ambientet e reanimacionit të këtij spitali. Sipas pretendimeve të para të familjarëve, ai ishte rrëzuar dhe kishte vrarë kokën, në oborrin e banesës, duke qenë në gjendje të dehur.

Sipas Prokurorisë nga veprimet hetimore, rezultoi se ngjarja e paraqitur si aksidentale, në fakt ishte ngjarje kriminale dhe në orën 02:00, të datës 18.02.2023, u bë arrestimi në flagrancë i babait të viktimës, si i dyshuar për kryerjen e kësaj vepre penale, konkretisht “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare”.

Ndërkohë mamaja e viktimës ka deklaruar se i biri është kthyer nga Franca pasi është divorcuar me të shoqen dhe që atëherë konsumonte shumë alkool. Ajo ka qenë me bashkëshortin në banesë kur ka dëgjuar zhurmën e derës së oborrit. Ata kanë dalë dhe kanë parë Hamdiun, i cili ishte i gjakosur nga koka dhe ata e kanë futur në shtëpi. Çka nuk rezultoi e vërtetë, sqaron Prokuroria.

“Në rastin konkret, autori me dashje dhe me vullnet të plotë si dhe me qëllimin për ta vrarë, ka goditur djalin e tij në kokë, disa herë. Ai ka marrë dhe ka përdorur çekiç gurësh dhe dru zjarri si armë të krimit dhe pasi i ka dhënë goditjet fatale të birit, është përpjekur ta mbulojë krimin si vetëdëmtim të viktimës, duke përforcuar idenë që veprimet e tij në drejtim të vrasjes të të birit kanë qënë të vullnetshme dhe të qëllimta për të sjellë pasojën e dëshiruar, humbjen e jetës të të birit”, sqaron prokuroria.

Latest articles

Related articles