Kreu i PLL, Axhami thirrje: Të kthejmë pluralizmin politik në pluralizëm funksional

Nga Shpëtim Axhami, kreu i PLL

Të bashkohemi për të kthyer barazinë e votës, në të kundërt pluralizmi mbetet thjeshtë në letra e demokracia mbetet pa gurin kryesor të themelit të saj.

Ka mbetur pak kohë për të parë, a do të kemi ndryshimet e mundshme në Kodin Zgjedhor, por me sa duket, aktorët përcaktues, sidomos mazhoranca aktuale PS, nuk e kanë vullnetin për një gjë të tillë edhe pse kjo kërkuar prej të gjithë forcave të tjera politike.
Përsa nuk është vonë, të gjithë faktorët politik dhe shoqëror demokratik duhet të bashkohemi në veprime e qëndrime konkrete dhe jo të mbetemi vetëm në deklarata e propozime me shkresa zyrtare, biles edhe këto të paprotokolluara ndonjëherë aty ku i kemi nisur.

-Të gjithë forca politike parlamentare dhe jo parlamentare të dakortësojmë për hapa dhe veprime konkrete në parlament, para parlamentit e kudo që dy krahët, deri sot kryesorë të politikës tek ne, të mos vazhdojnë të tallen me votën e shqiptarëve dhe demokracinë pluraliste në Shqipëri.
-Të vëmë në dijeni edhe njëherë trupën diplomatike të aleatëve tanë strategjik në Shqipëri si edhe OSBE-ODIHR-in duke kërkuar cilat janë qëndrimet konkrete mbështetëse të tyre kundrejt propozimeve tona në
lidhje me ndryshimet në Kodin Zgjedhor.
-Nëse ndryshimet në Ligjin Zgjedhor, sidomos ata thelbësore që bien ndesh me kushtetutën dhe standartet demokratike nuk gjejnë dakortësinë e duhur, qendrimi unifikues i yni duhet të jetë gjithnjë dhe më intensiv pse jo, atëherë kur barazia e votës nuk egziston e pluralizmi rrezikohet, mund të shkohet edhe në vendime të tjera, ndoshta të papëlqyera, në prag të zgjedhjeve të ardhshme.

Ky propozim për ndërmarrje veprimesh konkrete nga të gjithë ne, për diçka që na shqetësonë të gjithëve, mbetet dhe do të jetë edhe propozimi i Partizë Lëvizja e Legalitetit në tryezën e sa më shpejtë e të parë të partive opozitare.

Një mandat deputeti dhënë, si edhe ka ndodhur, për cilindo forcë politike apo lider partie politike është shumë pak para funksionimit të pluralizmit dhe demokracisë, është shumë pak për cilindo lider të çdo force politike, është thjeshtë peshqesh i dakortësisë për heshtje para së keqes antidemokratike që na ka dëmtuar deri sot.
Një Ligj Zgjedhor demokratik dhe një barazie votash përkthyer në mandate do të krijonte mundësinë që çdo forcë politike të siguronte vetë e miretueshëm mundatet e saj.
Le të bëhemi bashkë, unifikues, qendrestar dhe imponues deri në fund dhe të kemi bindjen se PS apo edhe PS+PD do të detyrohen për miratimin e ndryshimeve të kërkuara prej nesh dhe faktori ndërkombëtar këtu në Shqipëri do të jetë në mbështetjen tonë.

Latest articles

Related articles