Kuvendi sot në seancë plenare, PD interpelancë me ministrin Manja për amnistinë e korrupsionit


Seanca e sotme plenare pritet të sjellë debate të forta mes mazhorancës dhe opozitës, pasi ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja do të japë ‘llogari’ për amnistinë penale. Me kërkesën e Partisë Demokratike sot do të zhvillohet interpelanca me ministrin Manja, i cili do t’i përgjigjet pyetjeve të PD-së.

Lulzim Basha akuzon mazhorancën se ka bërë pazare me Rithemelimin për të liruar zyrtarë të korruptuar që janë dënuar nga GJKKO. Sipas PD-së kjo ishte një goditje për Reformën në Drejtësi.

Nga ana tjetër, ministri dhe Rithemelimi thonë se nuk është e vërtetë që kanë përfituar zyrtarë të korruptuar. Vetë Manja ndau dje një foto teksa përgatitej për amnistinë, ndërsa krahas saj shkroi se s’ka asgjë urgjente.

Edhe Bardhi në një konferencë me gazetarët një ditë më parë përsërit qëndrimin e tij se asnjë zyrtar i lartë i korruptuar nuk është përfitues nga amnistia

Latest articles

Related articles