Aktivistë e qytetarë kundër Aeroportit të Vlorës: Tjetërsohet zona e mbrojtur

Aktivistë dhe qytetarë të cilët janë kundër ndërtimit të Aeroportit të Vlorës në zonën e përcaktuar, depozituan sot 140 kopje të Konventës së Bernës të Kuvendi i Shqipërisë. Ata pretendojnë se ndërtimi i aeroportit në një zonë të mbrojtur, do ta tjetërsojë atë, duke sjellë dëme të pakthyeshme, jo vetëm për diversitetin, por edhe sociale.

Njëri prej aktivistëve tha:
“Do depozitojmë 140 kopje të kërkesës së Konventës së Bernës, me dyshimin e fortë që deputetët e Parlamentit s’e kanë lexuar këtë konventë. Kërkesa që prej 5 shtatorit 2023 kërkon qartësisht pezullimin e punimeve, fillimin e studimeve shumëplanëse, jo vetëm për biodiversitetin, por edhe për ndikimet e tjera sociale. Ndikimet do jenë të pakthyeshme, jo vetëm do ndikojë në specie, në cilësinë e ujit, ajrit, prodhimeve të vendit, por do ta tjetërsojë tërësisht zonën. Do transformohen këto zona natyrore në qytete të reja. Presim një zgjatim të qytetit të Vlorës dhe s’do ketë më zonë të mbrojtur aty

Latest articles

Related articles