Amnistia fali të dënuarit nga GJKKO, Manja do përballet me Bashën

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, ka pranuar interpelancën me kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Bashën, lidhur me amnistinë. Ky i fundit ka kërkuar më herët një interpelancë me ministrin e Drejtësisë pasi sipas kryedemokratit falë amnistisë janë liruar rreth 100 të dënuar nga GJKKO, ndryshe nga si ishte dakordësuar para zbatimit të saj.

Përmes një postimi në “facebook”, Manja shkruan se pa çka se nuk ka asgjë urgjente, ai është gati për interpelancën me kryetarin e Partisë Demokratike.

“Gati për interpelancën…që nuk ka asgjë urgjente!”, shkruan shkurtimisht Manja në postimin e tij në “Facebook”.

Latest articles

Related articles