Pano Soko: Rama dhe Berisha janë bashkë, i japin njëri-tjetrit leje për kulla

Përfaqësuesi i Nismës Thurje, Pano Soko, tha se Rama dhe Berisha janë bashkë, dhe këtë e kanë materializuar edhe nga pikëpamja financiare.

Soko tha në MCN Live që leja për kullën “Mali i Tiranës u dha nga kreu i KKRT-së që është Edi Rama”.

“Ata të dy janë bashkë. Është dëshira e Berishës të jetë Rama aty, dhe dëshira e Ramës të jetë Berisha aty. Këta e kanë materializuar të qenurit bashkë edhe nga pikëpamja financiare. Interesi i Berishës është që në qeveri të jetë Rama, dhe interesi i Ramës është që Berisha të jetë në opozitë. E kanë të materializuar. Leja për kullën që përflitet familja Berisha, është dhënë personalisht nga kryetari i KKRT-së. Kush është kryetari KKRT-së? Edi Rama. Këta janë bashkë. I japin njëri-tjetrit dorë që secili të qëndrojë në pozitat respektive. Ato 1000 metra katror tani do kthehen në përfitim të një njeriu, ndërkohë që ishin në përfitim të të gjithëve. Është detyra e institucionit për ta kontrolluar, ku do t’i gjejë lekët. Pse i ka mbyllur sytë institucioni, KKRT-ja, në rast se Prokuroria ka të drejtë, dhe unë besoj që ka të drejtë. Këta janë bashkë ekonomikisht dhe politikisht, në misionin për të vjedhur këtë vend, dhe për të mos u dënuar për vjedhjet që kanë bërë”.

Latest articles

Related articles