Rama, njeriu që e ka kthyer qeverisjen në një telenovelë

Kryeministri Edi Rama dhe kabineti qeveritar do të jenë të pranishëm në mbledhjen e grupit parlamentar të PS-së ditën e nesërme (7 maj) në Kryesinë e Kuvendit.

Vetë Rama në një postim në Facebook, shkruan ”Nesër 10:00 Live TV: Partia Socialiste. Qeverisja-Ligji-Korrupsioni dhe një nismë e re Kombëtare për Shqipërinë 2030. Adresim për grupin parlamentar dhe kabinetin qeveritar”.

Kjo është telenovela më e re pas, Rilindjes, Shqipëria e Gjeneratës tjetër, Duam Timonin, Kurrë më mbrapa, vetëm përpara, Policia që duam, turizmi 10 milion; teksa nga ana tjetër Tahiri, Ahmetaj, Beqaj, Koka e së fundmi Veliaj kanë ngelur në rrjetën e drejtësisë, pasi episodi i Olsit të Xibrakës u anulua bë rai3.

Ai krijon episode telenovele çdo herë për të mbajtur në narkozë politikën dhe interesin e përbashkët publik.

Latest articles

Related articles