Presidenti kinez Xi në Paris, takime strategjike

Presidenti kinez Xi Jinping do të mbërrijë sot në Paris në një vizitë të rrallë zyrtare, ku do te takohet me homologun e tij francez Emmanuel Macron.

Shefi i Elizes pritet t’i bëjë presion kreut të shtetit kinez që të reduktojë mosmarrëveshjet tregtare midis Kinës dhe BE-së dhe ta bindë atë të përdorë ndikimin e tij për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.

Asnjë nga objektivat nuk duket i lehtë, me vizitën e Xi Jinping që vjen ndërsa tensionet mes Kinës dhe BE-së mbi tregtinë janë përshkallëzuar.

Parisi po mbështet një hetim europian për eksportet e automjeteve elektrike nga Kina dhe në janar Pekini nisi një hetim për importet kryesisht nga Franca, një lëvizje që shihet gjerësisht si hakmarrje.

Presidenti kinez do të pritet në orën 16:00 nga kryeministri francez Gabriel Atal. Ndërsa të hënën që përkon me 60-vjetorin e marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve do të ketë takime me Macron dhe presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

Kjo është vizita e parë e presidentit kinez në Europë që nga viti 2019 dhe pas Francës, nga e mërkura e deri të premten, ai do të vizitojë Serbinë dhe Hungarinë, dy vende që kanë mbajtur lidhje të ngushta me Moskën që nga nisja e sulmit ndaj Ukrainës.

Latest articles

Related articles