Sulmet e Metës ndaj kruet të SPAK, ambasadori i BE-së: Kemi dënuar sulmet që vinin nga ish-presidentit

Sot është hapur “Java e Europës” ku mori pjesë dhe Ambasadori i BE-së në Tiranë, Silvio Gonzato. Gonzato theksoi sërish qëndrimin ‘pro’ sistemit të drejtësisë dhe institucioneve të saj. I pyetur nga gazetarët për deklaratat dhe sulmet e Kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ndaj kreut të SPAK-ut, Altin Dumanit, Gonzato tha se delegacioni i BE pak javë më parë ka dënuar sulmet që vinin nga ish-presidentit. Ambasadori apeloi që palët politike të bashkëpunojnë për reformën në drejtësi dhe votën e emigrantëve.

“Delegacioni i BE pak javë më parë ka dënuar sulmet ndaj drejtësisë që vinin ndaj ish presidentit në adresë të SPAK. Mbështetja jonë ndaj drejtësisë është e palëkundur. Ju folët për diçka të caktuar. Mesazhi është i qartë: Ne i japim një përparësi të madhe reformës në sistemin e drejtësisë, mënyrës se si po tregon ajo me frytet e saj. Duhet të lejojmë që të bëje punën e saj…

Shpresoj që maxhoranca dhe opozita të arrijnë mirëkuptim për të vijuar me reformën zgjedhore, për votën e emigrantëve. Ka disa vendime të Gjykatës Kushtetuese që duhet të trajtohen. Nuk mund ta them unë se Diaspora të të drejtë apo jo të votojnë. Por partitë politike duhet të arrijnë konsensus”, tha ai

Latest articles

Related articles