PLL, Axhami: Të rikthejmë krenarinë Kombëtare! Kjo është qeveria e shpopullimit

Gjatë një interviste në NTV-me gazetarin e mirënjohur Red VARAKU, kryetari i Partisë Lëvizja e Legalitetit Shpëtim Axhami vuri theksin në:

👉Partia Lëvizja e Legalitetit, hap pas hapi, në pregatitje të infrastrukturës për marrjen pjesë në zgjedhjet e ardhshme si një alternativë e djathtë me platformë elektorale të qartë bindëse.
👉Të kthejmë krenarinë kombëtare nëpërmjet forcimit të institucioneve shtetërore brenda një shteti të fortë të së drejtës ligjore, kryerjes së reformave që rrisin nivelin e shërbimeve në interes të qytetarve si dhe të forcojmë bashkëpunimin unifikues të çdo faktori rajonal shqiptar në interes të bashkimit kombëtar.
👉Filozofia Zogiste në kohë moderne;
Me besim në Zot, ku primara mbetet Familja, prona, Atdheu dhe Kombi, nën moton “Atdheu mbi të gjitha”, në Shqipëri bërja e shtetit të së drejtës bëhet lehtësisht me një sistem qeverisës Monarki Kushtetuese.
👉Mbreti Zog, burrështetas, strateg, diplomat dhe politikan shumëdimensional, i rrallë në llojin e vet, i cili Shpalljen e Pavarsisë e ktheu në realitet duke u bërë shtetformuesi i shtetit të parë modern shqiptar nën moton “Atdheu Mbi të Gjitha”
Mbreti Zog dhe trashigimtarët e Kurorës Mbretërore, Mbreti Leka dhe sot Princ Leka, gjithmonë në plan të parë kanë vënë interesin kombëtar ku Shqipërinë dhe shqiptarët i kanë parë NJË dhe të bashkuar si komb, ata mbeten unifikuesit e kombit tonë në më të mirën e mundshme sipas çdo të drejte.
👉PLL gjithmonë këmbëngulse në kauzën e saj programore për bashkim kombëtar nën kurorën mbretërore.
👉PLL, sot, marrëdhënie të mira
bashkëpunuese institucionale me çdo grupim apo parti politike opozitare, pjesë e çdo tryeze me qëllim kontribuese për largimin sa më shpejt të kësaj mazhorance dhe të kësaj lloj qeverisjeje, PLL e qartë me propozimet e veta për çdo platformë dhe reformë siç ështl ajo më kryesorja sot, ndryshimet në Kodin Zgjedhor, ku ne kërkojmë ndryshim sistemi, lista të hapura, votë diaspore e ndër të tjera, kalim në filtër i kandidatëve për tu zgjedhur duke mos lejuar kandidimin e punonjësve dhe bashkëpuntorëve të ish-Sigurimit të Shtetit.
👉E rëndësishme forcimi i pushtetit të drejtësisë, kjo që dy pushtetet e tjera, pushteti legjilativ dhe ai egzekutiv të futen në shinat e duhura.
Deri sot korrupsioni, segmente të shumta të politikës, krimi dhe segmente të sistemit të drejtësisë kanë qenë në simbiozë mes tyre.
Për PLL, cilido, pushtetarë e kushdo tjetër, që ka futur duart me vjedhje e korrupsion në buxhetin e shtetit të përgjigjet para drejtësisë, drejtësia të anashkalojë dhe mospërfill çdo ndikim politik duke punuar me një standart atë që i krijon e jep mundësi kushtetuta.
Ajo pjesë e politikës që tenton të ketë akses mbi sistemin e drejtësisë është vetë e korruptuar.
👉Diagnoza e kësaj qeverie.
QEVERIA E SHPOPULLIMIT.
Të kthejmë besimin e mos të humbim shpresën.
👉Të rrisim shërbimin ndaj qytetarve;
Sot kërkohet, Platformë Kombëtare Arsimore në të gjitha nivelet në formë e në përmbatje.
Shërbim shëndetsor dhe jo konçesione që funksionojnë vetëm në letër, rend e qetësi nëpërmjet rikthimit xhandarmarisë.
Politika dhe projekte për motivimin e rinisë për punë dhe lehtësira për familjet e reja.
Lehtësira fiskale dhe stimulim i biznesit të vogël, profesioneve të lira me qëllimin e forcimin ekonomik të shtresës së mesme si e rëndësishme në mirëfunksionimin e shoqërisë tonë duke krijuar edhe një sistem tjetër pagash dhe pensionesh.
Treg i lirë dhe stabilitet çmimesh duke luftuar monopolet që parapërcaktojnë mes tyre çdo nivel çmimi për interesa përfituese jo të drejta.
👉PLL në vlerësim të shtresave të persekutuara, dënimit të krimeve të komunizmit dhe rishikim të ligjit të pronave.
👉Të shikohet me prioritet kthimi i shërbimit të detyrueshëm ushtarak (3-6 muaj) për çdo të ri që mbaron shkollën e mesme si dhe kthimi i dënimit kapital për vepra të veçanta ekstrem kriminale të organizuara me paramendim e me pasoja të rënda për jetën e tjetrit.
👉PLL e gatshme për tu përballur me qëndrimet dhe nëpërmjet platformës saj me këdo dhe me çdo lloj skeme shantazhi politik që mundohet të pengoj, minoj apo edhe monipulojë punën dhe rezultatet e saj ashtu si edhe ka ndodhur deri sot, kushdo do të marrë përgjigjen e duhur.

Latest articles

Related articles