Fijet që lidhin Berishën, Ramën dhe Metën janë të shumëfishta

Në fillim Sali Berisha, më pas Ilir Meta dhe së fundmi Erion Veliaj kanë shkuar në SPAK për veprime dhe mos veprime në ushtrimin e detyrës shtetërore.

Paprekshmëria politike duket se po ndryshon status në paraqitje në SPAK për marrje në pyetje disa orëshe me qejf dhe pa qejf.

Kundër nddyshimit të statusit të paprekshëm janë kasta e vjetër politike që ka kalëruar korrupsionit shtetëror në 3 dekada pa iu dridhur qerpiku.

Berisha, Meta e Rama janë bërë bashkë pa u bërë bashkë në publik për të sabotuar statusin e tyre dhe njerëzve të tyre.

Përpjekjet e tyre të suksesshme në amnistinë e fundit penale që liroi 80 subjekte të SPAK/GJKKO ishte një mesazh i qartë: ju kapni ne lirojnë. Ju lodhemi, ne gëzojmë pushtetin.

Përpjekjet vazhdojnë në fronte të ndryshme. Monika Kryemadhi dhe deputetë të Sali Berishës duan të marrin ata në pyetje Altin Dumanin e SPAK, dhe jo e kundërta. Kjo për ti treguar vendin dhe si bëhet puna.

Ndërkombëtarët që monitorojnë reformën në drejtësi dhe zhvillimet në tërësi po kuptojnë se fijet që lidhin Berishën, Ramën dhe Metën janë të shumëfishta.

Latest articles

Related articles