“10 adresa Instagrami false”, prezantohej si polic dhe zhvaste ‘eskortat’, i përfshirë dhe në prostitucion


Një 27-vjeçar është arrestuar nga policia pasi akuzohet se shantazhonte vajzat që shërbejnë si eskorta duke u prezantuar si efektiv dhe më pas u merrte shuma deri në 2 mijë euro.

Por sipas burimeve, i arrestuari i identifikuar si Ajet Salla, rezulton i përfshirë edhe në prostitucion.

27 vjeçari kishte të paktën 10 adresa në Instagram me emra vajzash.

Në këto adresa i shkruanin meshkujt ku Salla hiqej si punonjëse seksi. Pasi linte takimin në hotel, dërgonte një nga vajzat që punonin për të për t’u takuar me klientët

Latest articles

Related articles