Basha: Qesha me sulmet e Metës, përfaqëson kastën e vjetër! I mjerueshëm

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha tha se qeshi me sulmet e Ilir Metës ditën e shtunë në Konventën e Partisë së Lirisë. “Sulmet e Metës? As nuk i pashë fare. Zëdhënësja flet në emër të PD-së. Miqtë dhe unë që ishim në Itali, qeshëm me performancën e mjerueshme.

Nuk presim as nga ai dhe as nga zëdhënësit e të cilëve bën. Kjo kastë nuk e ka me Bashën por modelin që përfaqësojmë që është fillimi i një politike njerëzore me njerëzit dhe për njerëzit” tha ai.

Kishte një thirrje pas sulmit ndaj gjyqtarit në Shkodër. “Ju bëj një thirrje pa dallim politik, të mbështesin amendamentet e propozuara nga PD të cilat bëjnë të mundur që SPAK-u, BKH dhe të gjitha institucionet e drejtësisë të kenë resurse të mjaftueshme dhe kuadrin ligjor të ngarkuar nga republika, aq më tepër tani që bota po tregon me gisht korrupsionin në Shqipëri

Latest articles

Related articles