Dy shqiptarë që u kapën në flagrancë kur shkuan për të tërhequr 4.2 milionë euro kokainë të fshehur në një kontejner frigoriferik, ngarkesë e dalë nga një traget në Co Cork të Irlandës në gusht të vitit 2023, janë dënuar secili me tetë vjet burg.
Ata janë Gentjan Dodaj, 39-vjeç dhe vëllai i tij, Donatel Dodaj, 30-vjeç, të dy shtetas shqiptarë me adresë në Paradise Row, Athlone, Co Westmeath si dhe 23-vjeçari rumun Daniel Afedoaei më banim në Slí an Aifreann, Athlone.
Në Gjykatën Penale e Qarkut Cork, babai i tre fëmijëve Gentjan Dodaj, tha se ishte përfshirë në skemën e trafikimit të kokainës për të shlyer borxhet e mëdha të faturave nga biznesi që kishte hapur me makina.
Ai rekrutoi vëllain e tij më të vogël Donatelin, i cili tha se ishte 60 mijë euro në borxh te një shqiptar në vendlindje, ndërsa Daniel Afedoaei kishte një borxh prej 50,000 eurosh.