Lita: Raportet ndërkombëtare ”nxijnë” qeverinë, Rama nuk ”skuqet e as zverdhet

Gazetari, Lavdrim Lita i ftuar në emisionin ‘’Ora e Betit’’ në Ora News u shpreh se raportet ndërkombëtare e nxijnë qeverinë, por Rama as nuk skuqet e as nuk zverdhet.

Lita: Edhe raporti i fundit e nxin qeverinë por kryeministri i vendit as nuk skuqet as nuk zverdhet nga këto raporte ndërkombëtare që janë të shumta nga raporti i ‘’Freedoom House’’ i mëparshmi, raportet e Interpolit dhe Europolit, raporti i OKB-së.

Dhe më i frikshmi ai i BERZH-it i cili thoshte se standartet e jetesës në Shqipëri janë 70 vite mbrapa në raport me bashkimin Europian.

Pra ka një seri raportesh dhe problemet janë kapicë dhe qeveria shqiptare tenton ti fusi poshtë tapetit sikur të jenë thërrime.

Në fakt ai tapeti është bërë tani një dunë dhe problematikat duan zgjidhje.

Latest articles

Related articles