I morën 2.5 milionë lekë ryshfet për të mos prishur banesën pa leje, shpallet në kërkim kryeinspektori dhe punonjësi i IMT

Kryeinspektori i IMT Elbasan Andri Mehja dhe inspektori Bardhyl Qehja janë shpallur në kërkim pasi akuzohen se kanë marrë ryshfet për të favorizuar një ndërtim pa leje.

Mësohet se kryeinspektori dhe inspektori i IMT në Elbasan kanë marrë 2.5 milionë lekë ryshfet nga një qytetar, për të mos ia prishur ndërtesën pa leje. Qytetari në fjalë ka probleme të rënda ekonomike por edhe shëndetësore me një prej fëmijëve.

Andri Mehja njihet në Elbasan si vëllai i dhëndrit të ish-kryebashkikaut të Elbasanit, Qazim Sejdini.

Latest articles

Related articles