5D, Papa: Grupet opozitare në këshillin Bashkiak gjetën gjuhën e përbashkët për transparencë

Anëtarët e opozitës në Këshillin Bashkiak të Tiranës, në përfundim të mbledhjes, janë ndalur të flasin për mediat, ku ndër tjera shprehen se kërkesat që bëhen nga anëtarët e opozitës, nuk pranohen në asnjë rast.

Enriketa Papa, nga PD, tha se grupet opozitare në këshill e gjetën gjuhën e përbashkët, për të kërkuar një mbledhje jashtë radhe të Këshillit me kryebashkiakun Veliaj, për megaskandalet dhe akuzat e SPAK mbi drejtorët e Bashkisë Tiranë

Thjesht kanë frikë nga fjala!
Deklarata ime pas mbledhjes së Kryesisë së Këshilli Bashkiak Tiranë, ku theksova se, nëse
grupet opozitare në këshill e gjetën gjuhën e përbashkët, për të kërkuar një mbledhje jashtë radhe të Këshillit me kryebashkiakun Veliaj, për megaskandalet dhe akuzat e SPAK mbi drejtorët e Bashkisë Tiranë, mazhoranca socialiste refuzoi. Të gjitha kërkesat e këshilltarëve bashkiake, prej korrikut 2023, si dhe këto dy të fundit, u refuzuan, duke treguar mungesë vullneti dhe frikë për transparencë dhe përgjegjësi përpara qytetarëve të Tiranës.

Latest articles

Related articles