17-vjeçari që u aksidentua për vdekje në Fushë-Krujë po kalonte vizat e bardha

Isuf Mehmeti është 17-vjeçari që u aksidentua për vdekje mbrëmjen e kaluar në dalje të Fushë-Krujës, në lagjen “Bakushe Visha”.

I riu ishte duke kaluar vizat e bardha, kur u përplas nga një mjet tip “Hyundai” që po lëvizte me shpejtësi tej normave të lejuara.

Për shkak të shpejtësisë, makina ka marrë zvarrë të miturin për rreth 50 metra, duke bërë që viktimës t’i bien nga xhepat sendet personale por edhe një këpucë nga këmba.

Latest articles

Related articles