Protesta me molotov e opozitës dogji kauzën e opozitës. Dalja legjitime kundër vjedhjeve të frikshme të drejtorëve të Erion Veliajt u kthye në një bumerang për organizatorët e saj. Jo vetëm qortimet e ambasadave të huaja, por edhe qytetarët i neverisin këto protesta të dhunshme pa objektiv, protesta me data dhe orar që fiken me sinjal regjie.
Protesta e dhunshme e tërheq vëmendjen nga çështja e drejtë që ngre dhe viktimizon të akuzuarin. Hajdutët bëjnë rolin e viktimës nën tymin e shashkave. Policia i toleron se i intereson efekti i zjarrëve. Pse nuk përdorin tymuese?
PS e do tymin edhe në Kuvend edhe në Bashki. Puna është se nën këto tymra po mbytet vet Foltorja. Ish ambasadorja Yuri Kim ua ka ngjitur emrin: njerëz me shkrepse në dorë, zjarrëvënës.
Fakti që shajnë njëlloj edhe SPAKUN edhe VELIAJN tregon se padashje i shërbejnë Ramës.