Faqja e njohur “Open Procurement Albania” rrezikon të mbyllet për shkak të mungesës së fondeve.
Faqja, e njohur edhe si “Open Data Albania” e cila përmban të dhënat e sektorit publik dhe i shërben gazetarëve për të monitoruar, gjurmuar dhe raportuar mbi tenderat me problematika dhe jo vetëm, kërkon mbështetje për të shmangur mbylljen.
“Albanian Institute of Science”, përmes një njoftimi publik ka ngritur këtë shqetësim, duke kërkuar ndihmë për të shpëtuar “Open Data Albania” nga mbyllja.
Mesazhi i Aranita Brahaj:
Të nderuar Ambasadorë, Miq dhe Partnerë,
Organizata AIS e njohur si OpenDataAlbania dëshiron të ndajë me Ju shqetësimin dhe nevojën për ndihmë sa i takon ngritjes së fondeve dhe mbështetjen me grant për të mos rrezikuar mbylljen e një databaza me impakt në transparencës, llogaridhënie, aktivizëm dhe Antikorruspion.
Databaza Transaksione Thesari është një nga Instrumentet më të Rëndësishme për Transparencë, Mirëqeverisje dhe Antikorruspion.
Përmes Open Spending Albania qytetarët kuptojnë se si shpenzohen paratë e taksapaguesve. OpenSpending zbardh dhe bën të aksesueshme çdo pagesë nga Institucionet Buxhetore drejt klientëve nga 2012 e në vijim. Gazetarët dhe Aktivistët më të guximshëm në vend përdorin të dhënat e Thesarit për të denoncuar raste keqpërdorimi, korruspsioni, klientelizmi dhe konflikti interesi.