Basha përshëndet vendimin e Kongresit të SHBA për konfiskimin e aseteve ruse dhe dhënien Ukrainës

Kongresi Amerikan sapo votoi projektligjin për konfiskimin e aseteve të ngrira të Federatës Ruse dhe vendosjen e tyre në dispozicion të Ukrainës.

Lajmin e ka bërë të ditur në kreu i Partisë Demokatike, Lulzim Basha në rrjete sociale.

Basha shkruan në postimin e tij se ishte nder dhe privilegj që ka patur ndihmën dhe mbështetjen e miqve të tjerë amerikanë për këtë proces jetik për Ukrainën edhe në Këshillin e Europës.

Lajm i shumëpritur nga Washingtoni:

Kongresi Amerikan sapo votoi projektligjin për konfiskimin e aseteve të ngrira të Federatës Ruse dhe vendosjen e tyre në dispozicion të Ukrainës.

Përgëzime dhe mirënjohje ligjvënësve amerikanë e në veçanti nismëtarëve të këtij projektligji, Congressman French Hill dhe kryetarin e Komitetit për Punët e Jashtme Michael McCaul. Nder dhe privilegj që edhe unë kam patur ndihmën dhe mbështetjen e tyre dhe miqve amerikanë në këtë proces jetik për Ukrainën në Këshillin e Europës.🇺🇸🇺🇦🇪🇺🇦🇱
https://www.congress.gov/bill/118th-congress/house-bill/8038/text:

Latest articles

Related articles