SHBA premtojnë veting politik në 2025 – REDAKSIONALE

Mbyllet perspektiva politike për të korruptuarit:
I ngarkuari me punë i Shteteve të Bashkuara në Tiranë, David Wisner i tha Zërit të Amerikës se e ardhmja e Shqipërisë nuk qëndron te njerëzit e përfshirë në korrupsion. Gjatë intervistës, ai vlerëson punën e institucioneve të drejtësisë dhe nënvizon se është me rëndësi kyçe që të vijojë lufta kundër këtij fenomeni në nivelet e larta.

Faktet:

Sali Berisha është shpallur Non Grata për korrupsion masiv dhe minim të demokracisë. Ilir Meta është nën hetim për të paktën 3 dosje në SPAK për korrupsion dhe shpërdorim detyre. Edi Rama, kryeministri i disa ministrave. zv kryeministri dhe disa kryebashkiakë nën hetim për korrupsion dhe shpërdorim detyre.

Lulzim Basha ka kërkuar veting për politikanët dhe kjo të nisë nga vetja e tij. Kjo kërkesë e ka armiqësuar me politikën dhe njerëzit që duhet të pasurohen me politikën, nga militantët tek oligarkët.

SPAKU i ka marrë një nga një individët e Koalicionit të Pandëshkueshmërisë. SPAKU po e zbërthen këtë koalicion deri dje të paprekshëm dhe po shpërben radhët e shtrenguara mes tyre, duke i akuzuar një nga një për çështje konkrete.

SPAK-u po ia shkul Ramës një nga një gjithe njerëzit e korruptuar pranë tij: Ahmetaj, Tahiri, Koka, Beqja, Dako, etj.

Spaku po ia shkul Berishës një nga një gjithë njerëzit e korruptuar, dhe vetë ai është Non grata.

Latest articles

Related articles