Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ndërsa ndodhet në Strasburg, është takuar me kryetarin e Parlamentit të Ukrainës, Ruslan Stefanchuk.
Basha shkruan se Stefanchuk i shprehu mirënjohje dhe rezolutën për Rindërtimin e Ukrainës, që pritet të votohet sot në në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës.
Ndër të tjera, ai tha se Rusia duhet të mbahet përgjegjëse edhe financiarisht për krimet dhe dëmet e shkaktuara në Ukrainë.
KRYETAR I PD, LULZIM BASHA, TAKIM ME KRYETARIN E PARLAMENTIT TË UKRAINËS, RUSLAN STEFANCHUK
Kënaqësi që në prag të nisjes së diskutimit në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës për Rezolutën për Rindërtimin e Ukrainës të takoja kryetarin e Parlamentit ukrainas, Ruslan Stefanchuk.
Diskutuam situatën atje dhe nevojën për të shtuar përpjekjen në ndihmë të Ukrainës. Fitorja e Ukrainës jo vetëm që do të fuqizojë kauzën e demokracisë, por gjithashtu do të rrisë sigurinë evropiane.
Me shprehu mirënjohjen e vendit të tij për rezolutën e paraqitur prej meje.
Jam i lumtur që m’u dha mundësia që edhe Shqipëria të japë një kontribut të rëndësishëm për krijimin e mekanizmit përmes të cilit Rusia sot dhe çdo agresor i mundshëm në të ardhmen, të mbahet përgjegjës edhe financiarisht për krimet dhe dëmet e shkaktuara.
Uroj që ky kontribut edhe në emër të Shqipërisë të vendosë standardet për të sotmen dhe të ardhmen, duke i shërbyer paqes dhe sigurisë në botë.