Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka postuar një foto me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti menjëherë pas votimit për Kosovën në KiE
Komunikimi
Me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti duke ndarë gëzimin e kësaj arritje të madhe për Kosovën.
Tani e gjithë energjia tek hapi tjetër që uroj dhe shpresoj në Maj t’i vendosë vulën përfundimtare anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Europës.
Faktet
Asambleja Parlamentare ka votuar PRO, me 171 vota, Kosova drejt anëtarësimit në Këshillin e Europës.
Mësohet se Asambleja i hodhi poshtë me rend amandamentet e propozuara nga Serbia.
Gjatë ditës, Komiteti për Çështje Politike dhe Demokraci në Këshillin e Europës i ka hedhur poshtë disa amandamente tjera që u propozuan nga delegacioni serb dhe disa deputetë italianë e një hungarez që themelimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe të bëhet kusht për anëtarësimin e Kosovës në KiE.
Ndërsa dje në Komitetin për Çështje Ligjore dhe të Drejta të Njeriut në Këshillin e Europës u votua unanimisht pro aplikimit të Kosovës për anëtarësim.
Kosova bëri një hap drejt anëtarësimit në Këshillin e Europës më 27 mars. Me gjithë votën kundër të Serbisë dhe dy vendeve të tjera, Komiteti për Politikë dhe Demokraci i KiE e miratoi raportin e raportueses për Kosovën, Dora Bakoyannis, i cili rekomandon se vendi ika plotësuar kushtet për t’u anëtarësuar plotësisht në Këshillin e Europës.