Pazari Rama-Berisha zbret në Inceneratorin e Fierit. Skandali i ri

spot_img

Këshilli Bashkiak i Fierit miratoi me shumicë votash krijimin e një shoqërie aksionere për trajtimin e mbetjeve urbane. Kjo shoqëri, ku aksionere janë 6 bashkitë e qarkut të Fier ka për detyrë menaxhimin e landfillit që ndodhet në Mbrostar, brenda territorit të inceneratorit të Fierit.

Në fakt inceneratori është në sekuestro preventive, por Bashkia e Fierit paraprakisht ka lidhur kontratë qiraje me Agjencinë Shtetërore të Pasurive të Sekuestruara për të depozituar mbetjet urbane të 6 bashkive. Mbledhja e Këshillit Bashkiak të Fierit për krijimin e shoqërisë aksionere u zhvillua me dyer të mbyllura, ku nuk u lejua pjesëmarrja e mediave. Në përfundim të saj, reagoi ashpër kryetarja e PD-së në Fier, Eriselda Zotaj Çelaj e cila akuzoi Rithemelimin se ka bashkuar votat me PS-në.

“Sot arroganca e Rilindjes shkarkoi nënkryetarin e këshillit bashkiak, Endri Jaupaj, të bezdisur nga oponenca e PD. Ata kanë bërë pazare në skuta të errëta, Rilindja dhe Rithemelimi”.- tha Çela.

Çela shton se vendimi është marrë nga këshilli bashkiak në kundërshtim me ligjin.

“Bashkia duhet të bëjë transparence mbi marrëveshjen? A është e pajisur me leje mjedisore me cilin NIPT është regjistruar shoqëria? A do të rrisë taksat për qyteratët fierak? Sa është çmimi për ton i mbetjeve?’- u shpreh Çela.

Ndryshe nga kryetarja e PD-së së Fierit, anëtari i Rithemelimit në Këshillin Bashkiak Ilia Fili tha se vendimi për krijimin e shoqërisë aksionere do të sjellë përmirësim në menaxhimin e mbetjeve urbane për 6 bashkitë.

“Miratimi i shoqërisë SHA që do të veprojë për trajtimin e mbetjeve urbane. Sjellin mbetjet të gjitha bashkitë e qarkut Fier kundret një pagese. Shoqëria që u miratua sot statusi i saj në Këshill do të ketë detyrë funksionimin të kësaj qendre deri në momentin kur shteti do të veprojë në vendosjen në funksion të inceneratorit”, tha ai.

Për aferën korruptive të inceneratorëve Gjykata e Posaçme Kundër Korrpusionit (GJKKO) në Shkallën e Parë ka dënuar ish-ministrin Lefter Kokën, Alqi Bllakon dhe 13 të pandehurit e tjerë. Ndërsa çështja ka kaluar në Gjykatën e Posaçme të Apelit.

Latest articles

Related articles