Dy gra sherr të dhunshëm, njëra mbetet e plagosur me gërshërë

Dy femra janë përfshirë në një sherr fizik në qytetin e Fierit, paraditen e kësaj të hëne.

Policia njofton ka nisur procedim penal për një 49-vjeçare, e cila dyshohet se ka goditur me gërshërë një shtetase tjetër për motive të dobëta.

Autoritetet pohojnë se si pasojë e sherrit ka mbetur e lënduar një 52-vjeçare, por pa rrezik për jetën.

Grupi hetimor ka nisur punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Latest articles

Related articles