Kompania “Starlink” në Shqipëri, internet në çdo skaj të vendit. Eksperti: Përfiton turizmi e transporti detar

spot_img
Advertisements

Për ekspertin e Teknologjisë dhe Informacionit Ergest Nako ky shërbim do t’i mundësojë qytetarëve dhe bizneseve një qasje më të mirë në internet.

“Për momentin është rrjeti më i madh i satelitëve që operojnë në shërbimin e internetit dhe është më largësi të pakët nga Toka duke ofruar kështu një internet të shpejtë në shërbime broadcasting dhe telekonferencave me cilësi të lartë”, tha eksperti.

Por çfarë sjell të re kompania e Elon Musk në tregun e ofruesve të internetit në Shqipëri?

“Interesi do të jetë për ato biznese ose persona që janë në zona që nuk mbulohen aktualisht nga operatorët e tregut shqiptar. Gjithashtu edhe për ata shërbime ose biznese që janë në lëvizje dhe duan akses në internet gjatë gjithë kohës. Me interes do të jenë edhe operatorët e shërbimeve turistike dhe anijeve”, tha Nako.

Latest articles

Related articles