“Nuk lejohet t’i japësh lekë policit”, pranga 2 shoferëve që tentuan të korruptojnë efektivët!

Dy persona janë arrestuar nga policia brenda 24 orëve të fundit pasi kanë tentuar të korruptojnë efektivët për të mos u ndëshkuar me gjobë për shkeljet rrugore.

Në pranga ka rënë A.Sh 33 vjeç i cili u ndalua për shpjetësi tej normave të lejuara dhe më pas rezultoi se kishte thyer masën e arrestit shtëpiak si dhe A.T 24 vjeç po ashtu për tejkalim shpejtësie.

Ilir Meta e nis ditën vrullshëm në palestër: Pa djersitje, nuk ka arritje!

Të dy të arrestuarit, të kapur në shkelje tentuan të korruptojnë efektivët me shuma ‘2 mijë’ dhe ‘1 mijë’ lekë të reja.

“Nuk lejohet t’i japësh lekë punonjësit të policisë”- dëgjohet teksa thotë një prej efektivëve që kishte ndaluar njërin prej shoferëve

Latest articles

Related articles