nga Lavdrim Lita
Nebil Çika ishte ndër të parët dhe me këmbëngulësit që ka diagnostifikuar e shqiptuar problemet reale të së ashtuquajturës e djathta shqiptare. Nga koalicioni frontal kundër PPSH, në v.92, për pragmatizëm votash te marrja peng e ideve e interesave të vërteta të antikomunistëve, ish të dënuarve politike, ish pronarëve deri sot.
Shembuj janë me qindra shkrime, artikulimi i tyre dëshmon krenari për përkatësinë e tij klasore-intelektuale deri në betejën e përditshme të politikave partiake sot.
Megjithese përcolli me përkushtim PD që nga themelimi e në çdo betejë elektorale, në dekadën e fundit e ndjeu dhe i priu me publicistikën e tij nevojën e rigjenerimit parimor të forcave të djathta.
Me Nebilin kemi bërë të gjithë shumë biseda politike. Pas përshëndetjes, kemi hyrë në temë. Tema ishte politika dhe qëndrimet e politikës.
Për Nebilin, kriza e demokracisë shqiptare e kishte themelin në 1990. Sipas tij transformimi brenda ditës i komunistëve në kapitalistë dhe projekti i suksesshëm i komunisteve për të mbajtur pushtetin në demokraci janë rrënja e kolapsit më shumë se politike që po kalon vendi.
Ai thoshte se: Krimi me më i madh i komunizmit ka qene dhe mbetet krijimi i njeriut te ri, pa besim te Zoti, familja, atdheu, prona e të tjera.
Në intervistat e tij të shumta, Nebili, nënvizonte se një problem tjetër i madh është mungesa e një force politike te djathte te mirëfilltë. Mungesa e saje ka bere qe gjysma e kombit apo popullit të jetë e pa përfaqësuar.
“E djathta” zyrtare ka pak elemente te se djathtës klasike perëndimore gjer qe shprehen qartësisht tek mungesa e ideologjisë së përcaktuar , qëndrimi ndaj pronës , te kaluarës komuniste dhe çështjes kombëtare.
Formula daljes nga kriza politike, Nebil Çika, e shikonte tek formatizimi djathas i PD. Sipas tij e majta nuk mund të luftohet me metoda të majta.
Në çështjen kombëtare, Nebil Çika, ishte i qartë. Shumë i qartë.
Ai thoshte se, pazaret qofte ne Serbinë , qoftë me Greqinë janë tradhti kombëtare. Ne rastin e diskutimit të kufirit detar me Greqinë, Nebil Çika thoshte se, Shqipëria është treguar e tregohet shume inferiore. Shteti ynë nuk duhet te hyje ne asnjë negociate tjetër pas zgjidhur me pare çështjen çame qe ne fakte është aktualisht çështja me e madhe kombëtare e pa zgjidhur, si dhe heqjen e ligjit te luftës prej shtetit grek.
Nebili ishte krenar, shumë krenar dhe na bënte edhe ne krenarë.
I paharruar qoftë kujtimi i tij.