Ambasadori i Delegacionit të BE-së në Shqipëri, Silvio Gonzato gjatë një takimi me studentët në Shkodër ka deklaruar ndër të tjera se, “po fillojmë të shohim rezultate nga SPAK sepse po kapen njerëz të politikës, biznesit“.
Sipas tij, “Shqipëria do shkojë larg sepse do jetë e pastër për t’u integruar në BE dhe do të arrijë një standard europian të pranueshëm nga ndërkombëtarët të cilët monitorojnë këtë proces“.
Megjithëse janë fjali brenda konkurseve diplomatike dhe statusit të ambasadorit, ajo që bir në sy është fakti që Ai dhe kolegët e tij në Tiranë, nuk përmendin më termin “fund pandëshkueshmërisë”. Kjo sepse do të inkurajonte organet e reja të drejtësisë të thellosheshin në hetime për të zbuluar se, pas 5D drejtorëve të Bashkisë Tiranë, qëndron vetë Erion Veliaj. Pas hetimeve uë drejtorëve të Ministrisë së Infrastrukturës qëndron vetë ministrja Belinda Balluku dhe pas korrupsionit masiv më tendera, Koncesione e PPP, qëndron vetë shefi i qeverisë. Dhe këtu ndërkombëtarët janë të kujdesshëm sepse prishet status quoja dhe bie stabilitetit i kalçifikuar ndër dekada me krim e korrupsion.
Ambasadori Gonzato, njësoj si diplomatët e tjerë perëndimorë, kanë nisur të heqin nga fjalori termin “pandëshkueshmëri”. Vijat e kuqe të amerikanëve dhe të BE për reformën në drejtësi dhe politikë po shkelen një e nga një nën sytë e tyre duke bërë që besueshmëria e tyre të bjerret. Nuk do të jetë e largët dita që dinozuarët e tranzicionit tonë do tju vejnë kufi edhe atyre.