Sekretari i Përgjithshëm i PD, Enkelejd Alibeaj, përmes një komunikimi publik ka përkujtuar ikjen e parakohshme të gazetarit të djathtë antikomunist, Nebil Çika.
1 vit pas ikjes nga kjo botë, Nebil Çika vjen përsëri këtu mes nesh, për të rrëfyer historinë e tij dhe të të atit. Vetëm një njeri i tillë, me atë forcë karakteri të pashembullt, i ashpër me të keqen, njohës i kultivuar i historisë dhe politikës, fanatik ekstrem i vlerave më të larta të së djathtës së munguar në Shqipëri, polemist mediatik pa kompleks e kritik cinik ndaj amoralitetit politik, këshilltar i vendosur dhe bujar, rrëfimtar letrar, eksplorator i palodhur i gjurmëve të terrorit komunist, botues i Minervës, dhe mik që na shërbeu si pasqyrë reale për gjithësecilin prej nesh, ia arrin të ikë para një viti duke na lënë boshllëk e të rikthehet sot, prapë mes nesh, për të mos na lënë më vetëm!
I tillë mund të jetë vetëm një “bir armiku”. I tillë mund të jetë vetëm Nebil Çika.