Gaz Bardhi, shef i grupit parlamentar të Sali Berishës, ka firmosur një shkresë drejtuar Kuvendit të Republikës për të ri integruar në Grupin Parlamentar Sali Berishën. Kjo është shkelje flagrante e vijës së kuqe amerikane.
Pirueta 180 gradë e Gaz Bardhit në raportin me shpalljet Non Grata, në raport me vendimmarrjen e institucioneve amerikane – është drejt realizimit të plotë. Ai po shklyhet në dysh duke i shërbyer familjes.
Nga moraliteti në amoralitet është hiçgjë për Gaz Bardhin, i cili nuk ka frena inibitore, jo vetëm në politikë.
Ai është bërë pjesë i një “grupi të dhunshëm politik” (Freedom House) që drejtohet nga një ish autokrat në zgrip të jetës politike. Ai ka vënë bast se do ti falet gjithçka që ka bërë dhe do të bëjë sepse kështu e koncepton politikën. Ai babin e Zenit që “vret njerëz në Gërdec” e ka idhull se “është burrë”.
Gaz Bardhi akoma edhe sot e kësaj dite nuk e ka shpjeguar pse është ndarë me Lulzim Bashën. Rrethit të tij të ngushtë i ka thënë se e kuptova që do më hidhte e hodha unë i pari. Është e qartë që Sali Berisha nuk e ka bindur të shkonte tek Sali Berisha. Ai duhet të shpjegojë pse ka shkuar tek Sali Berisha.
Mund të thotë që e kanë çuar amerikanët për të zbutur antiamerikanizmin e Berishës. Mund të thotë që e kanë çuar britanikët për të zbuluar anëtarët e tjerë të grupit B9 të Miftarit. Mund të thotë shumë gjëra Gazi sepse vetëm gjërat që thotë i kanë mbetur.