Për herë të parë një operacion i rrallë në mjekësinë shqiptare. Rezeksioni i trakesë tek “QSR Tiranë Shefqet Ndroqi” u krye tek një pacient 30-vjeçar që ishte diagnostikuar me një stenozë të rëndë të trakesë dhe fistul trakeo-ezofageale, si pasojë e intubimit të zgjatur.
Pacientit iu realizua rezeksion prej 3 cm i pjesës së sipërme të trakesë dhe u realizua anastmoza e suksesshme trakeo-laringeale.
Operacioni u realizua nga ekipi i mjekëve dhe infermierëve: Prof. as. Fatmir Caushi, dr. Shkencave Ilir Skenduli, dr. Alban Hatibi, dr. Fahri Kokiqi, dr. Eljana Shima, dr. Shkencave Ilir Peposhi dhe infermiereve Manushaqe Osma, Valbona Bulku si dhe Mirjeta Almeta.