Këtë të martë, Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e ish-kryeministrit Sali Berisha. Prej 3 muaj në arrest shtëpie, Berisha kërkoi lirinë në Gjykatën e Lartë, por edhe kjo përpjekje e tij u rrëzua.
Berisha është në hetim për çështjen e privatizimit të ish-klubit Partizani, gjatë kohës kur ai ishte kryeministër.
Ai dyshohet se ka favorizuar dhëndrin Jamarbër Malltezin, gjithashtu në ”arrest shtëpie”, në përfitimin e pronave të truallit. Malltezi më pas ndërtoi komplekse pallatesh në atë tokë.