Policia e Shtetit ka dhënë detaje në lidhje me një operacion ndërkombëtar antidroge, që është zhvilluar në Itali, Gjermani dhe Shqipëri.
Në kuadër të operacionit të koduar “Sammogia”, në Vlorë u arrestuan tre persona Ladi Kalemaj, Floriant Muho dhe Ledjon Muho.
Për të tre personat e arrestuar në Shqipëri, Gjykata e Bolonjas ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në kuadër të organizatës kriminale.
Ndërkohë Interpol Tirana dhe policia në Itali po vazhdojnë bashkëpunimin për të kryer ekstradimin e këtyre shtetasve në Itali.