Nika: 85% e Vlorës furnizohet vetëm me katër orë ujë në ditë, problem përdorimi i klorit pluhur

spot_img
Advertisements

Anëtari i Këshillit Bashkiak Vlorë, njëkohësisht kteu i PD Vlorë, Gjergji Nika e cilëson të pavërtetë raportin e Entit Rregullor të Ujit sipas të cilit gjatë vitit 2023 qyteti bregdetar është furnizuar me 13 orë ujë në ditë.

15% e qytetit të Vlorës furnizohet me 24 orë ujë në ditë, ndërsa 85% e qytetit me katër orë, pasi furnizimi ndodh në 06.00-08.00 të mëngjesit e mëngjesit dhe 18.00-20.00 të darkës.

Qytetarët e kanë zgjidhur individualisht me depozita. Problematikat me ujin nuk kanë filluar, fillojnë tani në momentin që qyteti mbipopullohet.

Duke folur për MCN Live ai tha se qyteti i Vlorës ka një problematikë më të rëndë se orari i furnizimit, duke denoncuar se nga 31 dhjetori kur 51% e ujësjellësit menaxhohet nga shteti, nuk përdoret klor i lëngshëm, por përdoret klor i ngurtësuar dhe pluhur.

Një gabim i formulës së këtij klori sjell probleme me shëndetin. Ky denoncim ka ardhur nga vetë punonjësit.

Më ka ardhur denoncimi nga vetë punonjësit dhe inxhinierët, e kam diskutuar.

Klori pluhur do një formulë dhe në momentin që hidhet në një sasi të tepruar shkakton probleme për shëndetin.

Ndërsa klori i lëngshëm merret në mënyrë automatike të përllogaritur. Është gabim që rrugët po hapen për të shtruar tubat e ujësjellësit para sezonit.

Si kreu i grupit të këshilltarëve të Partisë Demokratike Vlorë, kam përgatitur një letër për AKUM, Bashkinë, ISKSH, nuk është problemi se po e denoncojmë por se pasojat vijnë më vonë dhe nëse vijnë probleme të tilla mund t’i themi mirupafshim turizmit.

Është rritur çmimi ujit me 34% pa TVSH. Qytetarët po ndjejnë edhe ngarkesën e rritjes së çmimit të ujit.

Në vijim shtoi se duhen bërë impiantet e përpunimit të ujërave të zeza dhe se problem është mos ndarja e ujërave të zeza nga ato të bardha.

Latest articles

Related articles