Basha për procesin e zgjedhjeve në degët e PD: Vetëm një PD që bëhet zëri i qytetarëve, zgjidhja e duhur për Shqipërinë

spot_img
Advertisements

Kryetari i PD Lulzim Basha ndau në rrjetet sociale momente nga procesi I zgjedhjeve në strukturat e Partisë Demokratike. Ai tha se vetëm një PD që bëhet zëri i qytetarëve, është zgjidhja e duhur për Shqipërinë teksa ironizoi Rithemelimin dhe PS se janë në garë kush shkon i pari në SPAK.

Postimi i Bashës

Ndërkohë që kundërshtarët tanë politikë janë në garë me njëri-tjetrin se kush do paraqitet i pari para drejtësisë, Partia Demokratike e Shqipërisë ecën e sigurt me njerëzit e duhur, pa pengjet e së kaluarës dhe me vizionin e nevojshëm për të bërë ndryshimin që shqiptarët presin.

Urime të përzemërta për anëtarët e kryesisë dhe për kryetarët e zgjedhur nga Kuvendet Zgjedhore të degës Divjakë – Julian Gjini, Bulqizë – Edmond Isaku dhe Mat – Arjan Lika!

Vetëm një PD që bëhet zëri i qytetarëve, është zgjidhja e duhur për Shqipërinë 🇦🇱 !

Latest articles

Related articles