PD, Alibeaj: Kush do bashkim, bëhet vetëm përmes vlerave për të ardhmen e Shqipërisë

spot_img
Advertisements

Kush do bashkim, bëhet vetëm përmes këtyre vlerave: drejtësi pa kompromis, kursi Euro-Atlantik, asnjë “non grata” brenda nesh, zgjedhje të lira me lista të hapura, distancim nga çfarëdolloj bartësi të korrupsionit brenda nesh. Kush i pranon, bujrum. Kush jo, derën e partisë socialiste aty e ka, pazari aty është, le të zvarriten pas karrigeve që kanë, s’ua ka nevojën askush. Ky është qëndrimi që kemi ne final. Kjo është luftë për të ardhmen e Shqipërisë. Nuk është thjesht kush po fiton, kush po merr ndonjë vot më tepër, jo. Ajo që ndahet në këtë periudhë e në zgjedhjet që vijnë, është e ardhmja e Shqipërisë. E ardhmja e Shqipërisë do të jetë me një sistem drejtësie që vepron, me njerëz që zgjedhin përfaqësuesin e tyre, me njerëz të cilët do ta qeverisin këtë vend pa korrupsion, me njerëz të cilët nuk do ta konsiderojnë si çiflig Shqipërinë, siç kanë bërë këto 34 vite ata që janë.

Latest articles

Related articles