Nënkryetari i Dietave sulmon SPAK: Lideri jonë po mbahet në arrest

spot_img

Nënkryetari i Dietave, Agron Gjekmarkaj nga qyteti i Beratit është shprehur se opozita është e vetmja që mund të ndalojë shpopullimin e vendit, të largojë hajdutët nga qeveria dhe të riktheje shqiptarët të jetojnë në shtëpitë e tyre.

“PD mund ta ndale shkretimin e Shqipërisë dhe transformimin e demokracisë ne autokraci”, tha Gjekmarkaj.

Ai foli edhe për arrestimin e Sali Berishës për të cilin tha se është një kambanë alarmi që ka rënë, pasi lideri i opozitës po mbahet i arrestuar për llogari të pushtetit.

“Kambana e alarmit ka rënë ! Lideri i Opozitës , themeluesi i pluralizmit pa akuze, pa hetim, mbahet ne arrest për llogari te pushtetit!

Përsëdyti ne këto 34 vjet fati po e sjell qe liria e një shoqërie te rezonojë me emrin e Sali Berishes”, tha Gjekmarkaj

Latest articles

Related articles