Kryetari i Bashkisë Erjon Veliaj doli në një deklaratë për median lidhur me arrestimin e drejtorëve të bashkisë të akuzuar se gjatë kohës që ushtronin funksionin si drejtorë në bashkinë e Tiranës kanë shpallur fitues shoqërinë e tyre ‘5D Konstruksion’ në disa tendera.
Veliaj foli për ‘gjueti shtrigash, turra drush për të djegur përsëgjalli kryetarë bashkish, kryeministër president.. Gjykatat në fund e ndajnë shapin nga sheqeri’ thotë Veliaj.