Lita: Një deputet i Metës është takuar me Putin, komisioni parlamentar të merret me ndikimin e huaj

spot_img
Advertisements

Eksperti për çështjet e sigurisë Lavdrim Lita tha se ka infiltrim të shërbimeve sekrete ruse në Shqipëri dhe kjo është e vërtetuar, ndërsa tha se mbështet ngritjen e një komisioni për Dezinformimin e huaj në vendin tonë. Gjatë fjalës së tij Lita zbuloi se një deputet i LSI-së është takuar me Putin.

‘Ka infiltrim të së të shërbimeve sekrete ruse në Shqipëri kjo është e vërtetuar. Ka infiltrime në shumë sektorë përfshi edhe mediat ku bëhet dezinformim ashiqare që mund të jenë online por edhe tradicionale. Ky komision është i mirëpritur dhe duhet mbështetur. Nëse do të merret me çështje të brendshme është rreziku i censurës, lirinë e shprehjes. Një deputet i LSI është takuar me Putin, dhe një ish-deputet. Ata janë të njohur si personazhe kanë pasur një infiltrim të përkohshëm. Ka infiltrime ruse në banka dhe kompani nafte.’- tha Lita.

Komisioni i Posaçëm Parlamentar i propozuar nga PS për dezinformimin do të mbikëqyr të gjitha veprimet institucionale në luftë kundër ndikimit të huaj për të dëmtuar demokracinë në vend. Ky është thelbi i kërkesës së socialistëve drejtuar Kuvendit për komisionin i cili do të bëjë analizë për transparencën e financimeve në fushata zgjedhore.

Latest articles

Related articles