ZDROMSI I PANDEHUR!

spot_img
Advertisements

Drejtorët e bashkisë së Tiranës kanë rënë në pranga. Kanë dalë edhe përgjimet që të japin idenë se çfarë orgjie njerëzore dhe administrative lëvronte në Bashkinë e kryeqytetit.

Akuza na thotë se drejtorët kryesorë të Bashkisë kishin krijuar një kompani të përbashkët përmes së cilës mandej merrnin prokurimet. Jemi para një dukurie të re: autoriteti kontraktues i jep punë nëpunësve të vet.

Në aspektin politik, goditja në fjalë e merr Erion Veliajn – zdromsin e mirënjohur të Tiranës – si të pandehur në kuptimin që si shitës i vjetër fiqsh, nuk ka sesi që dikush të hante fiq pas krahëve të tij.

Pse nuk flet z. Veliaj? Pse nuk reagon dhe kundërshton “baltën” siç ka qejf të cilësojë ai çdo kritikë, apo edhe kundërshtim?

Pse nuk flet zdromsi i Tiranës që të paktën të respektojë edhe shumicën e heshtur që kaq shumë e ka votuar?

Njeriu që e nisi karrierën politike me kërkesa për transparencë, me moral për një politikë të re, një brum i ardhur e i fryrë pra nga majaja e papërmbajtshme e një pushteti të pamerituar, është shndërruar në një karkanaqe apo palafike që ngjan të ketë humbur në minderin e pordhëve të rënda të korrupsionit për të cilin zotëria ka përgjegjësi të paktën të sqarojë se çfarë ka ditur.

s.zaimi

Latest articles

Related articles