Zellin e Gazment Bardhit për të sulmuar direkt kryeministrin Edi Rama, ndërmjet akuzës ndaj vëllait të tij me qëllim proatagonizmi brenda Rithemelimit ku është bashkuar së fundmi, duket se nuk e kanë pëlqyer shumë politikanë që kanë më shumë se dy vite që i kanë qëndruar në krah Sali Berishës, edhe në kohën kur Bardhi e sulmonte egër.
Kështu sh-kandidati i Rithemelimit për kryetar të bashkisë Tiranë, Belind Këlliçi, nuk u shpreh aspak entuziast, gjatë një interviste në Syri Tv, televizion afër Berishës.
Në emisionin e Adi Krastës, Këlliçi tha se “atë akuzë e kemi dëgjuar nga Sali Berisha në Parlament. Gazment Bardhi thjesht dokumentoi atë që opozita dhe Sali Berisha e kanë thënë ndër vite për përfshirjen e vëllait të kryeministrit Edi Rama në laboratorin e kokainës në Xibrakë. Shërbimi i madh publik u bë që atëherë“.