Më 12 prill në orën 10:00, është caktuar të mbahet seanca në Gjykatën e Apelit me Juridiksion të Përgjithshëm në Tiranë për deputetin Ervin Salianji. Kjo datë është shtyrë, pasi më herët kanë qëlluar ditët pushim.
Salianji u dënua nga Shkalla e Parë me 1 vit burg për kallëzim të rremë lidhur me çështjen “Babale”, teksa Apeli do të vendosë pas më shumë se 3 vitesh.
Apeli do të vendosë nëse do të lërë në fuqi vendimin e Shkallës së Parë, do ta shpallë të pafajshëm apo do të japë një vendim alternativ.