Pa fund eskorta të huaja po vijnë në Shqipëri. Është kthyer në turizëm seksual

spot_img
Advertisements

Gazetarja Aida Topalli tha në emisionin “Bilardo” në Mcn Tv se në Shqipëri po vijnë pa fund vajza të huaja të cilat punojnë si eskorta për periudha kryesisht 3-mujore, duke krijuar një turizëm seksual.

Po të marr rastin e eskortave. Ne kemi sot pafund sot faqe online ku mund të hysh edhe t’i porositësh. Është një treg i hapur, që do të thotë është masivizuar shumë, dhe kërkesat janë rritur shumë. Kur ke vajza që vijnë nga të gjitha shtetet, dhe tashmë nuk po funksionojnë vetëm me këto faqet. Kryesisht nuk janë shqiptare. Eksortat janë një prostitucion elitar sepse edhe tarifat që ato marrin janë shumë të larta. Sot po vijnë pafund vajza të huaja, që duke ditur që në Shqipëri mund ta ushtrojnë një profesion të tillë të vetme, vijnë bëjnë një video, e postojnë në rrjetet sociale, dhe ajo merr dhenë. Kryesisht kështu funksionon, marrin ambiente me qira… Kam takuar edhe vajza të huaja që e bëjnë këtë punë, dhe thonë maksimumi që rrijnë në një shtet është tre muaj, dhe më pas zhvendosen, është turizëm seksual, është çështje sigurie, ekspozimi, dhe thonë të paktën në një bisedë që kam patur, që unë s’do ta bëjë këtë punë për një periudhë afatgjatë, pra po e bëj këtë punë sepse më duhen disa para dhe pastaj do kthehem në vendin e origjinës, disa për të hapur biznes”.

Topalli thotë se ndryshe nga ç’ndodhte pas viteve 90’, kur Shqipëria “eksportonte” prostituta, sot po “importojmë” vajza të huaja në shtetin shqiptar.

Latest articles

Related articles