PD, Kthupi: Reforma zgjedhore me dyer të mbyllura kundër qytetarëve

A do të arrijnë dy grupimet të marrin vendime të qarta sa i takon reformës zgjedhore teksa për dy vite ai komision nuk prodhoi asgjë?

Kjo është pyetja për të cilën Rezart Kthupi nga PD zyrtare, thotë se sistemi zgjedhor do të vazhdojë të jetë i njejtë.

Në “MCN live”, Kthupi, vlerëson se për tu arritur kjo duhet konsensus teksa akterët politik nuk kanë asnjë propozime konkret rreth kësaj reforme.

Reforma zgjedhore është një reformë që kërkon konsensus i cili mund të ndërtohet në çdo kohë. Konsensusi duhet te arrihet mes mazhorancës dhe minorancës, pavarësisht se kush është pjesë. Sot qe flasim, problemi që kemi, hiq një pjesë të opozitës, asnjë aktor tjetër nuk ka një propozim direkt ose një diskurs publik se kush janë pritshmëritë për reformën zgjedhore.

D.m.th. me çfarë drafti do të ulen palët për të diskutuar në reformën zgjedhore, në këtë tryezën gjashtëshe në diskutim. Problemi është sesa kohë që është diskutimi diskurs publik, çdo propozim që diskutohet publikisht dhe njerëzit mbajnë përgjithësi për atë që është diskutuar publikisht, por sa kohë që është diskutuar me dyert të mbyllura, nuk mund të ketë produkt të mira.

Sipas Kthupit, reforma zgjedhore që po diskutohet është vazhdim i marrëveshjes së vitit 2008.

Opinioni im personal është se kjo është një vazhdim i marrëveshjes së vitit 2008, nuk ka ndryshuara asgjë, aktorët janë të njëjtë, qëndrimet janë të njëjta, qëllimet janë të njëjta, të mbajmë një sistem të mbyllur që nuk lejon konkurrencën, një sistem që nuk lejon përfaqësimin e drejtpërdrejtë dhe të prodhojmë një sistem që mban primin, të gjithë akuzojnë palën tjetër, ndërkohë qe sistemi që ka sot, e ka një prim të fshehur prej 6-7 deputetesh.

Latest articles

Related articles