Partia Socialiste është një tenxhere me presion që pritet të shpërthejë nga momenti në moment. Festa në ministrinë e Infrastrukturës për arrestimet në Bashkinë e Tiranës, dhe anasjelltas dëftejnë për një degjenerim të situatës.
Drejtorët e Erion Veliajt, drejtorët e Belenda Ballukut po garojnë me njëri tjetrin për të zënë vendet më të mira në qelitë e 313-së.
Drejtorët e Veliajt, i ka zënë nëma e nonave të Tiranës. Mariglen Qato që prishte shtëpitë e fukerejve duke u thënë “…do marrësh leshtë”, e zuri nëma. Nuk besojnë të pafetë e Bashkisë dhe qeverisë tek fuqia e nëmave, mallkimeve për ilaçe,të nënave dhe grave të moshura që iu kanë nxirë jetën. Qato, Molla, Tusha e të tjerë duket sikur kanë ngrënë tregun e fruta perimeve prapa krahëve të Veliajt. Ky i fundit duket si leshko ku drejtorët e tij paskan fituar me tenderë publikë të bashkisë Tiranë, në konflik interesi dhe korrupsion, 25 milion euro.
Drejtorët e Ballukut, shoferë të Edi Ramës në shëtitjet për asfalt elektoral fiksinin tendera të ARRSH për veten e tyre.
Këtu filozofia që po del në pah është “bëhu pis, të më tregrosh sesa më do”. Të gjithë bëhen pis duke tregruar dashurinë për Edi Ramën dhe padashurinë për ligjin.